Secondary Adv

Hetimi për tenderët e ushqimeve, APP: Ja çfarë duhet kenë parasysh institucionet

Pas një hetimi administrativ që ka pasur në analizë kontratat me objekt “blerje ushqimesh” të lidhura nga 15 institucione, APP ka hartuar një set rekomandimesh që autoritetet t’i mbajnë parasysh në vijim.

Në një shkresë të 27 gushtit Drejtoria e Koordinimit dhe Monitorimit të Kontratave ka nënvizuar hapat që duhet të ndiqen nga faza para lidhjes së kontratës në marrëveshjet kuadër e deri në fund t zbatimit të tyre.

 

“Sjellim në vëmendje të AK që, lidhja e kontratave brenda marrëveshjes kuadër bëhet bazuar në nevojat faktike për artikujt objekt kontrate. Gjithashtu, në kuadër të planifikimit të nevojave, AK në çdo rast duhet të argumentojnë dhe dokumentojnë nevojën e sasive të artikujve të kërkuar, nëpërmjet kontratave që lidhen brenda marrëveshjes kuadër. Njëkohësisht, duhet të mbahet në konsideratë që brenda afatit të marrëveshjes kuadër mund të lidhen disa minikontrata me periudhë kohore të shkurtër “thuhet në pikën 1 të shkresës.

 

E njëjta nënvizon se në rast nevoje për të lidhur një kontratë brenda marrëveshjes kuadër, AK duhet t’i dërgojnë operatorit ekonomik, palë të marrëveshjes kuadër kërkesën për paraqitjen e ofertës, ku specifikojnë artikujt dhe sasitë përkatëse të kërkuara, sipas nevojave konkrete për lidhjen e minikontratës respektive, edhe në rastet kur marrëveshja kuadër është me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara, e cila duhet të bëhet pjesë e dosjes.

 

Sipas APP Para lidhjes së kontratës, AK duhet të administrojnë sigurimin e kontratës, i cili duhet të jetë sa 10% e vlerës totale me TVSH të kontratës së lidhur, në përputhje me nenin 36, pika 1 e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar (në vijim “VKМ”).

 

Në pikan 4 të rekomandimeve trajtohet fakti se institucionet duhet të jenë të vëmendshme gjatë hartimit të termave dhe kushteve të kontratës me qëllim shmangien e problematikave që mund të lindin gjatë zbatimit.

 

“Gjithashtu, AK duhet të mbajnë në konsideratë që në kontratë duhet të pasqyrohen saktë artikujt dhe çmimet respektive, në përputhje me produktet dhe çmimet të përshkruara në ofertën fituese” thuhet në shkresë.

 

Po kështu për të garantuar zbatimin APP rekomandon që titullari i institucionit të përcaktojë me urdhër personin/strukturën përgjegjëse për ndjekjen e zbatimit saj.

 

Ndërkohë lidhur me procesin e marrjes në dorëzim të mallit, APP rekomandon që komisioni përkatës pas verifikimeve të kryera duhet të hartojë procesverbalin e marrjes në dorëzim të mallrave.

 

“Procesverbali i marrjes në dorëzim të mallit duhet të jetë i protokolluar, i rregullt në të gjithë elementët e tij, të mos ketë gabime dhe mospërputhje, të përmbajë datën e hartimit dhe vendin e marrjes në dorëzim, duhet të përshkruajë me saktësi dhe vërtetësi të gjitha mallrat e furnizuara me treguesit e tyre sasiorë, cilësorë dhe të vlerës, të gjitha veprimet e kryera për verifikimin e mallrave të lëvruar, dokumentacionin shoqërues të tyre, si dhe çdo të dhënë të nevojshme që i japin këtij dokumenti forcën e një prove ligjore ose administrative, në përputhje me pikën 36, të Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr. 30, date 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar” thuhet në dokument. Personat përgjegjës duhet të kr

 

Në pikën e fundit APP sjell në vëmendje nenin 124, pika 1, të LPP, ku parashikohet se: “Autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të ndjekë zbatimin e kontratës sipas kushteve në bazë të të cilave është nënshkruar, për të garantuar se ajo zbatohet në kohën, cilësinë dhe vlerën e përcaktuar, në përputhje me kushtet e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe te legjislacionin në fuqi”. Në kuptim të parashikimeve të mësipërme, kontrata duhet të zbatohet me përpikmëri në përputhje me kushtet e prokuruara, parashikimet e saj dhe me legjislacionin në fuqi.

 

“Autoriteti kontraktor duhet të administrojë para nënshkrimit të kontratës, dokumentacionin e paraqitur nga operatori ekonomik, gjatë fazës së zhvillimit të procedurës, të tillë si deklarata për origjinën e mallrave, deklarata për prodhuesit, etj. Gjatë zbatimit të kontratës, AK duhet të kryejë verifikime përsa i përket deklaratës së prodhuesit, deklaratës së origjinës të paraqitur nga operatori ekonomik gjatë fazës së ofertimit, që dëshmojnë përmbushjen e kërkesave të cilësisë së këtyre mallrave, siç përcaktohet në dokumentet e tenderit dhe në kontratë” thuhet në shkresë.

 

Në fund APP u kujton autoriteteve që të respektojnë parashikimet ligjore në lidhje me hartimin dhe dërgimin e njoftimeve dhe raportimeve të ndryshme që lidhen me kontratën nënshkruar dhe zbatimin e saj. /Monitor(https://monitor.al/pas-hetimit-administrativ-per-tenderet-e-ushqimeve-app-ja-cfare-duhet-kene-parasysh-institucionet/)


Më të lexuarat